Është hedhur shorti për Superkupën e Spanjës që do të zhvillohet në janar të vitit 2020
Shorti i hedhur në Arabinë Saudite, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale me 8, 9 dhe 12 janar, ka vënë përballë Barçën me Atleticon dhe Valencian me Real Madridin.
Gjysmëfinalet do të jenë vetëm me nga një ndeshje.
Barça do të luajë në shtëpi, në “Camp Nou” kundër Atleticos me 9 janar, derisa Reali me 8 janar në Mestalla kundër Valencias.
? OFICIAL ? SEMIFINALES #SuperCopa:
VALENCIA – MADRID
BARÇA – ATLETI
¡Vente a #ChiringuitoInside para todas las reacciones! https://t.co/KQ43hzOj30 pic.twitter.com/Wt8oUGkru8
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 11, 2019
Dhe në rast triumfit të Madridit e Barçës, do të kemi ‘El Clasico’ në finale, që do të zhvillohet me 12 janar.
Ramos (Real), Gaya (Valencia), Busquets (Barça) dhe Saul (Atletico) – ishin futbollistët që tërhoqën nga një gol dhe bën hedhjen e shortit.
Gjysmëfinalistët do të fitojnë nga 800 mijë euro, finalisti 1.4 milionë dhe fituesi 2 milionë euro. /Gazeta Express/
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...