Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, së bashku me kryesuesit e grupeve punuese, anëtarët e këtij komisioni si dhe ekspertët e projektit “mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë.
Ministri Kuçi, në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, theksoi që puna në finalizimin e Kodit Civil, është vepra më kapitale për Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe për sistemin e të drejtës civile në përgjithësi.
Ministri Kuçi, theksoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë për punën e Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.
Në vijim të takimit, kryesuesit e grupeve punuese prezantuan konkluzionet dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimet e mbajtura më parë ku janë diskutuar raportet e vlerësimit të hartuara nga Projekti “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore”.
Konkluzion i përbashkët i takimit ishte që hartimi i Kodit Civil duhet të bëhet në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare si parakusht edhe për zhvillim ekonomik të Kosovës duke mundësuar rregullimin e raporteve të ndryshme juridiko civile me dispozita që njëkohësisht janë funksionale dhe të qëndrueshme për vendin tonë.
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...