Nate Diaz ka mohuar se po pensionohet nga UFC, pasi shumë persona kanë pohuar se ai po e mendon largimin nga sporti i arteve marciale,
Diaz ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se ai nuk e ka ndërmend që të pensionohet pas humbjes që pësoi nga Jorge Masvidal në UFC 224 ditë më parë.
34-vjeçari zbuloi se ai do të luftojë qysh sonte dhe planet e tij për të tërhequr ende nuk i ka menduar.
https://twitter.com/NateDiaz209/status/1193380421003661312
“Kush tha se po pensionohem? Do të luftojë sonte. Do të luftoj gjithmonë, nuk do të pensionohem kurrë, kjo gjë është e sigurt”, ka shkruar ai.
Diaz kishte një pushim në këtë sport në mes të gushtit të vitit 2016 pas humbjes së dytë që pësoi nga Conor McGregor dhe tani në gusht të këtij viti.
Ai u rikthye me fitore ndaj Anthony Pettis në UFC 241, derisa kishte thënë se dëshiron të luftojë me më të mirët në këtë sport duke thënë emrin e Masvidalit, që e mposhti. /Telegrafi/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë