Policia e Parisit i ka larguar nga dy kampe të mëdha më shumë se 1600 imigrantë dhe është zotuar se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe në kampet e tjera.
Më shumë se 1600 imigrantë u larguan me autobusë nga zonat Porte de la Chapelle dhe Seine-Saint-Denis, ku imigrantët jetonin në tenda.
“Unë nuk do t’i toleroj më këto tenda pranë rrugëve këtu apo kudo tjetër në hapësira publike në Paris”, tha komandanti i policisë së kryeqytetit francez, Didier Lallement.
Ky aksion i policisë ndodhi vetëm një ditë pasi qeveria qendrore njoftoi për fillimin e zbatimit të politikave më të ashpra për imigrantët.
Shumica e imigrantëve të larguar nga tendat ishin nga Afrika veriore dhe Lindja e Mesme. Ata u dërguan në qendra të fitnesit dhe strehimore publike në Paris dhe në rrethinën e tij.
Komandanti policor tha se organet e sigurisë do të kenë prani të përhershme në këtë zonë për ta parandaluar rikthimin e imigrantëve në këtë vend.
Ai gjithashtu i përmendi kuotat për imigrantët punëkërkues dhe kufizimin e qasjes në sistemin e kujdesit shëndetësor për azilkërkuesit e rinj.
Që nga mbyllja e një kampi të madh të imigrantëve në Calais në vitin 2016, shumë refugjatë janë vendosur në Paris, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...