Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se votat nga Serbia gjithmonë kanë ardhur në mënyrën e njëjtë.
“Këto vota kanë ardh me kohë, para ditës së zgjedhjeve më mënyrën e njëjtë. KQZ asnjëherë nuk i ka ndërruar procedurat e pranimit të atyre votave. Subjektet nuk janë ankuar herave të tjera, sepse nuk ka pasë rezultate kaq të ngushta. KQZ nuk plotëson dëshira, zbaton procedura”, ka thënë Daka, njofton Klan Kosova.
Ajo ka përmendur faktin se Posta e Kosovës dhe Posta e Serbisë nuk bashkëpunojnë.
“Votimi jashtë Kosovës është shumë vështirë i menaxhueshëm dhe lehtë i manipulueshëm. Votimi jashtë është vështirë të organizohet për 30 ditë. Kjo na ka shkaktuar probleme më së shumti”.
Daka ka theksuar se PZAP nuk i ka shqyrtuar asnjë palë vota, qoftë ato nga Serbia apo mërgata.
“Është e vërtetë që formulari i shtypur ka qenë gabim teknik që është korrigjuar nga ana e KQZ-së. Për gjashtë ditë është bërë rinumërimi i të gjitha kutive që kanë pasë formularin e plotësuar gabimisht. Formularët tjerë, rreth 2 mijë kanë qenë të plotësuar në mënyrë korrekte. Nëse është dëmtuar dikush janë dëmtuar dy subjektet e para, ndërsa subjektet tjera nuk kanë qenë të dëmtuara”.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...