Autoritetet e Taxhikistanit kanë thënë se shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë dy pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë një përleshjeje të armatosur gjatë natës në kufirin e këtij vendi me Uzbekistanin.
Komisioni për Siguri Kombëtare njoftoi se forcat e sigurisë i vranë 15 sulmues të maskuar, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar.
Grupi prej 20 sulmuesve e rrethuan një pikë të kontrollit kufitar, të ndodhur 60 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Dushanbe, në orën 3 të mëngjesit. Gjatë sulmit, raportohet se personat e identifikuar kanë arritur t’i vjedhin pesë pushkë të tipit “Kallashnikov”.
Ministria e Brendshme e Taxhikistanit gjithashtu njoftoi se gjatë luftimeve me këtë grup janë shkatërruar tri vetura të sulmuesve.
Policia nuk i ka lejuar gazetarët që të shkojnë në vendin e ngjarjes. Të gjitha rrugët në këtë rajon janë mbyllur për qarkullim dhe forcat e sigurinë kanë vendosur pika kontrolli në pjesë të tjera të vendit, përfshirë kryeqytetin.
Sulmi ndodhi në Ditën e Kushtetutës, e cila është festë zyrtare në këtë vend të Azisë Qendrore, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend