Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç’rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga aktori Shehu.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, pra, lansimi i pullës postare dedikuar aktorit Hadi Shehu, duke vlerësuar lart figurën e tij në art”, deklaroi Gashi.
Ndërkaq familjarët e aktorit Shehu falënderuan ministrin Gashi për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional ndaj tij./arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...