Verona mori të dielën pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2:1 Brescian, me Amir Rrahmanin titullar, derisa Marash kumbulla u largua në minutën e 16′ për shkak të një dëmtimi.
Pas ndeshjes, ku kapiteni i Kosovës ishte ndër më të mirët, e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb” ka publikuar notat e futbollistëve, e ku nuk munguan fjalët e mëdha për kapitenin dardan.
“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër performancë pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë“, shkruhet në vlerësimin e Rrahmanit për këtë takim.
Ashtu siç e përshkruan “Tuttomercatoweb”, Amiri shpëtoi një gol të sigurtë, duke u shkëputur lart, për ta larguar topin nga vija e portës së skuadrës së tij.
25-vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet me Veronën këtë sezon deri më tani, të gjitha si titullar.
Ai është paraqitur 12 herë me fanellën e klubit të ri, 11 ndeshje në Serie A, një në Kupë – duke luajtur në total 1.099 minuta.
Me Amirin dhe Marash Kumbullën, Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 xhirosh kanë pësuar vetëm nga 9 gola. /Gazeta Express/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...