Në Shkup sot do të zhvillohet protestë kundër rasteve të montuara në Maqedoni dhe zbardhjen e tyre urgjente.
Kjo protestë është thirrur nga këshilli për organizimin e protestave, një nismë e udhëhequr nga Blerim Ahmedi dhe veprimtarë të tjerë shqiptarë.
“Ne date 01.11.2019 ne ora:13:00. Protestojmë kundër politikanëve shqipfolës ku 20 vite kane heshtur dhe kanë bashkëpunuar me partitë sllavomaqedonase për të bërë spastrim etnik ….. Ne si popull duhet të ngrejmë zërin kundër këtij fenomeni të keq me emrin BDI (Dui). Andaj të gjithë se bashku të dalim dhe të protestojmë përpara kuzhinës që gatuan çdo gjë anti shqiptare (Parlament) : Vrasjeve ndaj shqiptarëve, Rasteve të montuara tek shqiptarët, burgosjeve masive pa asnjë të drejtë të shqiptarëve, drejtësisë selektive, nënçmimeve ndaj shqiptarëve, etj. Shqiptarët janë autokton dhe shtet formues”, ka bërë thirrje Blerim Ahmedi. Kjo protestë është mbështetur nga disa parti dhe shoqata./ina
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin