Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë forcat e saja nga Ukraina, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur gjatë konferencës së përbashkët për media në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Stoltenberg tha se kanë diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainën lindore.
“Rusia patjetër t’i japë fund mbështetjes për militantët në Ukrainën lindore dhe të tërheqë forcat dhe pajisjet e saja nga territori ukrainas”, theksoi ai.
Stoltenberg tha se NATO plotësisht mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Nga ana tjetër, Zelensky falënderoi Stoltenberg për mbështetjen e NATO-s.
“Ne jemi të përgatitur që të bashkëpunojmë nga afër për të përshpejtuar përgatitjet për anëtarësim në NATO”, tha ai.
Që nga viti 2014, Rusia dhe Ukraina kanë mbetur në mosmarrëveshje, pasi Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Turqia e konsiderojnë aneksimin si të paligjshëm.
Ukraina po ashtu ka fajësuar Kremlinin për dhunën separatiste në lindje të Ukrainës afër kufirit me Rusinë. Sipas OKB-së, në këtë konflikt rreth 13 mijë njerëz kanë humbur jetën, një e katërta e të cilëve ishin civilë, ndërsa rreth 30 mijë të tjerë janë plagosur.
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...