Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, do të performojë në Warsaw të Polonisë për nder të atyre që shpëtuan hebrenjtë, shkruan lajmi.net.
Në ngjarjen e organizuar nga Shoqata Polake “From the Depths”, e ftuara e veçantë është këngëtarja shqiptare.
Vesa do të këndojë dy këngë, “E dehun jam” nga Nexhmije Pagarusha dhe “Halleluja” nga Leonard Cohen.
“Vesa Smolica nuk është vetëm një nga yjet më të famshme të popit në Kosovë, ajo gjithashtu ka një zemër të madhe! Vesa, do të na bashkohet në Varshavë në ngjarjen tonë speciale “Një mbrëmje për të drejtët”, më 14 nëntor, ku ajo do të performojë një repertor të mrekullueshëm të këngëve në shqip dhe anglisht, për nder të të Drejtës dhe së Drejtës Shqiptare”, ka shkruar në Facebook një prej organizatorëve.
Kujtojmë se 80 vjet, pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet nga çlirimi, ka gjithnjë e më pak të “Drejtit midis Kombeve” që ende jetojnë.

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...