Real Madridi raportohet t’i jetë bashkuar Barcelonës në garën për nënshkrimin me talentin argjentinas të San Lorenzos, Matias Palacios.
Mesfushori me tipare sulmuesi sapo ka mbushur 17 vjeç, por tashmë ka arritur të depërtojë në skuadrën e parë në San Lorenzo, transmeton portali arbresh.info.
Palacios është aktualisht me skuadrën e Argjentinës U-17 për Kampionatin Botëror dhe ka luajtur plotë 90 minuta në ndeshjen e parë në kuadër të këtij turneu kundër Spanjës U-17.

Në fillim të javës është raportuar se Barcelona ishte e interesuar për një marrëveshje me talentin e ri dhe do të vëzhgojë atë nga afër gjatë turneut para se të vendos për të reaguar.
Megjithatë, sipas një raporti nga Diario AS, Madridi është gjithashtu një admirues i talentit, i cili thuhet të ketë një klauzolë të blerjes prej 15.5 milionë funta në marrëveshjen e tij aktuale.
Palacios është shfrytëzuar edhe te skuadra kombtare nën nivelet U-20./arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin