I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndron sot në Shkup.
Palmer do të pritet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Në një njoftim për media nga Ministria e Jashtme e këtij vendi thuhet se Palmer dhe Dimitrov pritet të diskutojnë zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.
Këtë muaj, Bashkimi Evropian ka dështuar të marrë vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.
Palmer, në një seancë të Kongresit amerikan javën e kaluar, ka thënë se është “zhgënjyer thellësisht” nga ky qëndrim i BE-së.
Sipas tij, mosveprimi i Këshillit Evropian e shkurajon gatishmërinë e liderëve të Ballkanit për të zbatuar reforma./rel
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media