Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ka zbuluar se Icardi ishte shumë afër kalimin te rivali i përjetshëm i Interit, Milani, sepse qëndrimi në qytetin e Milanos do të ishte më i mirë, sipas saj.
Interi e huazoi Icardin përfundimisht në Paris Saint-Germain gjatë verës, por Wanda pretendon se kalimi në Milan ka qenë një mundësi reale për bashkëshortin e saj, transmeton Gazeta Express.
“Ne patëm mundësi ta dërgonim Mauron në Milan”, tha Wanda në emisionin “Tiki Taka” në televizionin italian.
“Personalisht, kjo do të ishte një zgjedhje me e rehatshme, për të qëndruar në Milano, por një ekip si PSG-ja ka qenë vendimi më i mirë në karrierën e tij”, shtoi ajo.
Argjentinasi e ka nisur për mrekulli në Paris, duke i shënuar shtatë gola në po aq ndeshje deri tani.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...