Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të nisë në prill të vitit 2021, një dekadë pas regjistrimit të fundit të vitit 2011. Zyrtarë të ASK-së thonë se përgatitjet kanë filluar në vitin e kaluar por tani po shkojnë duke u intensifikuar.
Javën që vjen ASK organizon konferencën ‘Java e regjistrimit të popullsisë 2021’ ku për pesë ditë me radhë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve e prifesionist të fushës.
“Konferenca që do të mbahet ‘Java e regjistrimit të popullsisë 2021’ ka ftuar fokus grupet, kryesisht do të flitet buxhetin, mënyrën e financimit, do të flitet për metodat e aplikimit në regjistrimin e popullsisë” tha Hazbije Qeriqi, zyrtare për medie në ASK.
Për regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 në vazhdimësi ka pasur vërejtje e debate të shumta. Kësaj radhe të dhënat do të mblidhen me tablet e kjo do të përshpejtoj përpunimin e tyre.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...