Çajërat janë të pasur me antioksidantë, polifenole dhe përbërës të tjerë të shëndetshëm, prandaj janë zgjidhja më e mirë kur doni të mbani dietë. Disa gota çaj në ditë do të bëjnë mrekulli për linjën e trupit tuaj!
– Çaji i gjelbër: Një përqindje e lartë e antioksidantëve e bëjnë çajin e gjelbër një nga pijet më të shëndetshme, kurse katehina EGCG si përbërës esencial i tij ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm. Përveç kësaj, çaji i gjelbër përmban kafeinë, e cila gjithashtu përshpejton djegien e yndyrës. Është e rekomanduar të konsumohen tri deri pesë gota në ditë, por të jeni të kujdesshëm të mos pini më shumë se 12 gota, për të shmangur helmimin!
– Çaj boronice: Ky çaj ndalon në mënyrë natyrale oreksin dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Disa gota çaj boronice në ditë do t’ju ndihmojë që të hani më pak dhe të rregulloni tretjen.
– Çaj hibiskusi: Çaji hibiskus është një diuretik natyral, ul nivelet e kolesterolit dhe lufton kundër presionit të lartë të gjakut. Ky çaj pengon ndërtimin e depozitave yndyrore, prandaj gjatë përzgjedhjes së këtij çaji, sigurohuni që të blini një të tillë pa sheqer të shtuar, transmeton “Zëri.info”.
– Çaj nenexhiku: Nëse shqetësoheni nga fryrja e barkut, pini çaj nenexhiku! Çaji i tillë ndihmon në djegien e yndyrës dhe është i mirë për shuarjen e oreksit.
– Çaj trëndafili: Ky lloj çaji është i pasur me vitamina, antioksidantë dhe polifenole, ndihmon gjatë dhimbjeve menstruale dhe në humbjen e peshës, si dhe pastron trupin dhe largon simptomat e stresit.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...