Pas ceremonisë shtetërore në Pallatin e Brigadave, ku presidenti i Republikës priti homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski; dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët.
Ishte Meta ai që mori fjalën i pari duke thënë se “nuk jemi të lumtur përsa i përket negociatave, por është tepër e qartë që ndajmë një qëndrim të përbashkët”.
“E vetmja rrugë dhe e vetmja alternative për dy vendet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian; në këtë drejtim do forcojmë përpjekjet tonë për të qenë të besueshëm, si në planin e brendshëm dhe në atë të bashkëpunimit edhe me vetë Bashkimin Evropian, në mënyrë që sa më shpejt të kemi zhvillime pozitive. Çdo ide tjetër do ishte e papranueshme, për një rajon që është jetik për të ardhmen e kontinentit; është i rrethuar nga vendet e Bashkimit Evropian”
Më tej, Meta shtoi:
“Do të forcojmë detyrat tonë të brendshme në mënyrë që sa më shpejt të jetë i mundur anëtarësimi. Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha dhe platforma me e mirë është ajo e Bundestagut gjerman që kërkohet një konsensus dhe një realizim i përbashkët nga të gjithë palët në vendin tonë.”
Për ta përmbyllur me:
“Të intensifikojmë marrëdhëniet mes të rinjve, mesazhe sa më pozitive jo vetëm të bashkëjetesës por edhe të ardhmes së tyre të sigurt në vendet tonë, në mënyrë që të dekurajojmë çdo tendencë për t’u larguar nga vendet tona; ky është një rajon me një protencial të madh për t’u zhvilluar shpejt.”/TCH
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...