Kalifornia po përballet me zjarret dhe ndërprerjen e energjisë elektrike. Në veri të San Franciskos është urdhëruar evakuimi i pjesës më të madhe të banorëve, ndërsa situata mund të qëndrojë e tillë dhe në fundjavë si pasojë e erërave të forta.
Një zjarr i madh si pasojë e erërave të forta u bë shkak për evakuimin e banorëve në veri të San Franciskos. Agjencia amerikane shtetërore anti-zjarr bëri të ditur se zjarri mbuloi Brenda pak kohe një zonë prej më shumë se 24 kilometrash. Ka qenë zyra e sherifit të kontesë e cila dha urdhrin për evakuimin.
Shërbimi meteorologjik kombëtar konfirmoi se shpejtësia e erës në zonë ishte më shumë se 112 kilometra në orë dhe në zona të tjera arrinte deri në 80 kilometra në orë. Këto erëra shkaktuan dhe ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në Kaliforninë e Veriut shkruan abcnews.al
Ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur gjysmë milioni banorë në 15 konte dhe gjendja mund të vazhdojë të qëndrojë e tillë dhe në fundjavë, për shkak se erërat do të vazhdojnë.
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...