Flamengo ka dhuruar spektakël, teksa ka triumfuar me shifrat 5-0 ndaj Gremios në gjysmëfinalen e kthimit të Copa Libertadores.
Sfida e parë ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa ajo e luajtur mëngjesin e ditës së sotme, nuk pati shumë histori.
Gabigol i jashtëzakonshëm, po ashtu dhe Bruno Henrique. Sulmuesi në pronësi të Interi, vijon formën e shkëlqyer, ku në sfidën ndaj Gremios shënoi një dopietë. Festë dhe për Bruno Henriquen, i cili shënoi golin e parë të takimit, si dhe fitoi një 11-metërsh, të cilën Gabigol e shndërroi në gol.
Festë edhe për dy qendërmbrojtësit, Caio dhe Mari, të cilët plotësuan listën e golashënuesve, me Gremion që turpërohet me shifrat 5-0, ndërsa Flamengo fluturon drejt finales së madhe, pas plot 38 vitesh.
Këtë sezon, finalja është vetëm me një ndeshje, që do të zhvillohet në datën 23 nëntor në Kili. Flamengo përballë River Plate, me argjentinasit që janë edhe kampionët në fuqi.
https://twitter.com/TheLibertadores/status/1187215248408887297?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1187215248408887297&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgabigol-e-dergon-flamengon-ne-finale-te-copa-libertadores-pas-38-vjetesh%2F
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...