Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha.
Ai lëshon akuza të forta ndaj ish–presidentit shqiptar të asaj kohe, Sali Berisha.
“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur. E para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha- Millosheviq- Gligorov për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviq- Berisha, bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi, në emisionin Top Story në Top Channel.
Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.
“Rugova e pyet Berishën, i thotë: ‘A është e vërtetë kjo që flitet apo jo?’ Berishës i bie në vesh që Remzi Hoxha e ditka këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.
“Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit. E, ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha. Raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje, ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen ish – udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...