Mohamed Salah është kthyer në seancën stërvitore të Liverpoolit, para takimit të së mërkurën me Genkun, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ylli egjiptian mungoi në barazimin 1:1 të së dielës me Manchester Unitedin për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi para se të fillonin ndeshjet e ekipeve kombëtare, mirëpo ai tani pritet të luajë këtë mesjavë, transmeton Gazeta Express.
Divock Origi e zuri vendin e tij në Old Trafford, përderisa një gol i shënuar afër fundit të ndeshjes nga Adam Lallana i mjaftoi Liverpoolit për ta marrë një pikë nga ky derbi dhe për ta vazhduar ecurinë pa disfatë në sezonin e ri të Premierligës.
Por, tani duket se 27-vjeçari, i cili i shënoi 27 gola në 52 ndeshje gjatë sezonit të kaluar, mund të jetë në formacionin e parë të Liverpoolit për ndeshjen kundër Genkut, përkundër që klubi nuk ka njoftuar për gjendjen e tij.
Para ndeshjes të së dielës, për Sky Sports, Jurgen Klopp kishte treguar se egjiptiani ka ende probleme me kyçin e këmbës, edhe pse vazhdimisht u raportua se është rikuperuar dhe gati për të zbritur në “Old Trafford”.
“Mo nuk është gati, kjo është e gjitha”, tha Klopp për Sky Sports me të arritur në “Old Trafford”.
“Ai nuk ka mundur të stërvitet me skuadrën; Nuk e di nga ku ka lindur kur të gjithë thonin se ai do të luajë. Pothuajse s’ka pas shanse për sonte, ndoshta të mërkurën, do të shohim”.
Derisa Shaqiri do të mungojë për të paktën 2-3 javë, për shkak të qarjes së muskulit. Anësori shqiptar i është përsëritur lëndimi që e kishte në muajin shtator.
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...