Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhje së Kryesisë së PS.
I pyetur nga gazetarët nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Rama tha i bindur se ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë punën për të përmbushur kushtet e Bundestagut gjerman.
“E çfarë t’iu them unë në këtë rast. Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur. Nuk ia kanë dal sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura 6 muajt e parë sepse ne kemi arritur të marrim mbështetjen e kancelares gjermane. Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëraur një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë. Sikurse e kam thënë dielli ka dalë përsëri, dita ka nisur përsëri dhe ne nuk lëkundemi aspak në punë tonë”, u shpreh Rama./arbresh.info/
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike