Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i ka dërguar një letër të panënshkruar liderëve të BE-së në lidhje me shtyrjen e daljes së vendit nga blloku.
Sipas burimeve qeveritare, thekson BBC, kjo është letra e dytë, pasi e para besohet se u është dërguar me një gabim, transmeton portali arbresh.info
Johnson besohet të ketë kërkuar nga vendet e BE-së një shtyrje të Brexit, pasi humbi mbështetjen nga Parlamenti.
Konfirmimin e kërkesës së Johnson e ka konfirmuar Donald Tusk përmes mediave sociale.
Ai nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e letrës, por ka theksuar se do të konsultohet me liderët e BE-së në lidhje me reagimin e ardhshëm.
31 tetori ishte afati i caktuar që Johnson këmbëngulte të nxirrte vendin nga BE-ja, megjithatë situata mbetet e komplikuar pas zhvillimeve të fundit në Parlament.
Ndërkohë, në Londër kanë protestuar mijëra njerëz kundër daljes nga blloku./arbresh.info/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...