Kryeministri i Republikës së Italisë, Giuseppe Conte takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, bashkëngjitur një fotoje të dyshes Conte-Basha, kreu i PD-së shkruan se gjatë takimit ka falënderuar kryeministrin italian për kontributin që Italia ka dhënë ndaj Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private