Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili njoftoi se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.
“Mund te konfirmojme se sot ne oret e hershme te mengjesit, ne Veri te Mitrovices Policia e Kosoves ka realizuar nje operacion policor i cili nderlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor eshte realizuar ne baze te urdhereses per kontroll te leshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e nje personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i perfshire ne urdher kontroll, perderisa i dyshuari tjeter po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për arbresh.info.
“Gjate operacionit policor eshte arrestuar edhe nje person tjeter i dyshuar tek i cili eshte gjetur nje arme. Ne kete operacion jane gjetur dhe konfiskuar edhe dy arme te tjera dhe municion. Per detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...