Njesiti i Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit.
“Policia e Kosovës me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, bazuar në informacionet e pranuara për keqpërdorime të mundshme në komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale (I.H) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndërtimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar”, bën të ditur policia.
Sipas policisë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimin e dëshmive, intervistimin e palëve dhe intervistimin e personit të dyshuar me iniciale të lartpërmendura (I.H), i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejme./arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...