Pas Demmi Moore, edhe Elton John pritet të lançojë në treg librin e tij autobiografik me titull “Me”.
Edhe pse akoma nuk është publikuar ende, disa media të huaja kanë mundur të sigurojnë një kopje dhe tashmë është bërë publike një pjesë e librit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjene lexuesve të librit ka qenë pjesa ku këngëtari i njohur rrëfen për me yllin e muzikës pop, Michael Jackson.
Elton John e quam Jackson të sëmurë mendor dhe tregon se si kohët e fundit mbreti i Pop-it bënte veprime të çuditshme, duke treguar edhe një episod.
“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, shprehet Elton John në libër./Blitz.al/
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...