Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën me Malin e Zi.
“Tani për tani nuk po mendoj për Nations League, nuk është koha, edhe në kualifikime mund të arrijmë suksese. Kemi një ndeshje nesër, kundër Malit të Zi. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përkundër fitores së Çekisë, ok është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës. Ndoshta nëse Anglia do të kishte fituar në Çeki edhe barazimi do të na kishte hyrë në punë, por sido që të jetë ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë atë të radhës, kundër Malit të Zi. Në fund të kualifikimit nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër”, tha Bernard Challandes.
“Nëse duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Malit të Zi, duhet të fitojmë, më pas flasim”.
“Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë futbollin tonë, të tregojmë kualitetet që kemi. Për mua më rëndësi është që t’i marrim ndeshjet një nga një. Presioni nganjëherë është i mirë, nganjëherë jo i mirë, mua më pëlqen. Luajmë në Prishtinë ku s’kemi pasur asnjë humbje. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë gjithçka në fushë“.
“Këtu ka eufori është një ndjenjë e mirë e përgjithshme, kemi ekip të mirë që mundohen të japin më të mirën nga vetja“.
“Gjithmonë them; kurrë mos harroni se si kemi pasur sukses deri më tani”. /Gazeta Express/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...