Ne po punojmë për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për sigurimin e automjeteve gjatë udhëtimit jashtë vendit, njoftoi kryeministri Zoran Zaev, në tribunën “Në rrugë të drejt” në Kumanovë.
Ai shtoi se ulja e çmimit të kartonit të gjelbër në nivelin e vendeve të rajonit është negociuar me kompanitë e sigurimeve, si dhe gjithçka për atë që përfaqëson një kosto në kartonin e gjelbër.
“Ne duam të zvogëlojmë kartonin e gjelbër, duam të thjeshtojmë pikë pagesat, që paguhen për rrugët, duam të racionalizojmë dhe thjeshtojmë regjistrimin e automjeteve dhe në këtë mënyrë të shpëtojmë qytetarët nga kostot, t’u kthejmë parat qytetarëve”, tha Zaev./Telegrafi/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...