Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për udhëheqjen e shtetit dhe besojnë në mbështetjen e shteteve anëtare.
“Maqedonia i ka përmbushur pothuajse të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Stabiliteti i të gjithë rajonit është i lidhur drejtpërdrejt me proceset e integrimit evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës po aq e rëndësishme për projektin e një Evrope të bashkuar siç është për vendet themeluese”, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me Presidentin e Austrisë Aleksander Van der Bellen, i cili në takim me Pendarvoskin e riafirmoi mbështetjen austriake për proceset tona euro-integruese, ku theksoi se vendit tonë meriton të jepet një datë fillimi për negociata para pranimit.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev interesimi i Republikës së Maqedonisë për të filluar negociatat me BE-në nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi i të gjithë rajonit. Ai pret që Sofja të mbështesë fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë me BE-në, e cila është gjithashtu është një detyrim sipas Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv. kryeministri Bujar Osmani, i cili një javë para marrjes së vendimit ishte në Itali, beson se përpjekjet tona po marrin fund dhe besueshmëria e Bashkimit Evropian nga sot është në duart e shteteve anëtare.
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...