Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se nëse kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, do të arrestohej me forcë nga Policia e Kosovës, atëherë qytetarët do të reagonin në mënyrë të dhunshme.
Duke folur para pjesëtarëve të policisë në Skënderaj, Gucati ka kritikuar edhe zhvillimet e fundit, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të turpshme, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se pas një takimi me këshillin e ngushtë dhe anëtarësinë e organizatës, është marrë një qëndrim lidhur me situatën.
“Nëse tenton Policia e Kosovës apo Prokuroria në këtë rast jo policia, të qesë një fletarrest a ta marrin Sami Lushtakun me dhunë, atëherë ne do të përgjigjemi me dhunë. Këtë le ta dinë shumë mirë, shumë qartë. Këta njerëz janë të tubuar në mbrojtje të së drejtës, Nëse Sami Lushtaku shkon vullnetarisht edhe është një ftesë nga Prokuroria me u vullnetarizu, ne do të pranojmë. A nëse tentojnë ata me dhunë, dhuna është vazhdimësi. Drenica di me i prit miqtë, Drenica gjithmonë ka qenë e hapur për miq. Policia është e jona, ne me policinë nuk duam të shtyhemi, ta kenë të qartë, se ne, siç thashë edhe në fillim, ata janë tanët dhe ne për ta kemi luftuar me i pru në pushtet. E sot me na ndodhur kjo siç ndodhi mbrëmë është marre dhe është një turp i madh nga politika, çka është duke bërë Albin Kurti në këtë fushatë”, tha ai.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur