Rreth 199 mijë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në veri të Sirisë, raportojnë Kombet e Bashkuara, përderisa Turqia po vazhdon me ofensiven e saj ndërkufitare në zonat që kontrollohen nga kurdët.
Shumë njerëz janë duke u strehuar nëpër shkolla ose në ndërtesa tjera në qytetin Hassakeh dhe në qytetin Tal Tamer, transmeton portali arbresh.info
Turqia ndërmori veprime në zonat e kontrolluara nga kurdër, pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi që të largojë trupat amerikane nga zona.
Shqetësimi i ndërkombëtarëve është se sulmi turk do të ringjallë Shtetin Islamik.
Gjatë sulmeve kanë mbetur të vdekur 11 civilë, ndërsa grupet humanitare theksojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.
Në luftën civile të Sirisë, kurdët kanë qenë aleatë të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Ismail, ndërsa largimin e trupave amerikane e kanë quajtur “goditje pas shpine”./arbresh.info/
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...