Mbrojtësi i ri francez i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, ka zbuluar se Juventusi e kishte kërkuar me ngulm, por ai kishte refuzuar në mënyrë që t’i bashkohej gjigantit katalonas.
Duke folur për emisionin televiziv “Que t’hi jugues”, mbrojtësi francez i cili debutoi për Barçën të dielën e kaluar në Camp Nou, tha se Juventusi e kishte dashur por ai kishte vendosur për Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
Ai foli edhe për mbërritjen në Camp Nou, duke thënë se ishte habitur nga përulësia e Lionel Messit.
“Mund të them se po kaloj shumë mirë në Barcelonë. Këtu ka shumë mbrojtës të mirë dhe e di se duhet ta shfrytëzojë rastin për të punuar zellshëm në mënyrë që të luaj”, tha Todibo. /Gazeta Express/
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...