Dhjetëra protestues, të cilët janë pjesë e lëvizjes “Extinction Rebellion” për mbrojtje të klimës, janë arrestuar në Holandë dhe Australi në kohën kur në mbarë botën kanë nisur protestat kundër dëmtimit të klimës.
Tridhjetë persona janë arrestuar nga policia në Sydney të Australisë pasi qindra persona e bllokuan një rrugë, ndërsa aktivistët në Wellington të Zelandës së Re e rrethuan një ndërtesë qeveritare.
Mijëra kilometra larg këtyre vendeve, në Amsterdam të Holandës, policia i arrestoi pesëdhjetë persona pasi ata e ngritën një tendë në një rrugë të rëndësishme.
Pritet që aktivistët për mbrojtje të klimës të mbajnë protesta në 60 qytete të tjera në vende të ndryshme të botës gjatë dy javëve të ardhshme.
Aktivistët e këtij grupi kanë shkaktuar pengesa në komunikacion dhe në rend publik edhe në Londër, ku policia i arrestoi 20 protestues të hënën në mëngjes.
“I kemi provuar peticionet, lobimin dhe marshimin, por koha po harxhohet. Nuk kemi zgjidhje tjetër pos të rebelohemi deri sa qeveritë tona ta shpallin emergjencën për klimën dhe të marrin masa që janë të nevojshme për të na shpëtuar”, tha Jane Morton, aktiviste nga Australia.
Qeveria e Australisë është kritikuar për mungesën e masave për luftimin e ndryshimeve klimatike, por ka këmbëngulur se është duke e bërë punën e saj për ta zvogëluar lirimin e karbonit në atmosferë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...