Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Zagreb, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.
Në statusin e tij në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi u fokusua në zbatimin dhe jetësimin e objektivave të përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe në një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë.
“Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi!” – theksoi në përfundim Cakaj.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind