Një ekip astronomësh ka thënë se qendra e galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, ka shpërthyer rreth 3.5 milionë vjet më parë.
Ata thonë se shkëndija e ashtuquajtur “Sifter” kishte nisur afër një vrime të zezë me përmasa gjigante, e cila ndodhet në qendër të kësaj galaktike. Ndikimi i këtij shpërthimi ishte ndier 200 mijë vjet drite larg.
Zbulimi që qendra e Rrugës së Qumështit ka qenë më dinamike sesa është menduar më parë mund ta sjellë një interpretim tërësisht të ri lidhur me evolucionin e saj.
“Këto rezultate e ndryshojnë në mënyrë drastike të kuptuarit tonë për Rrugën e Qumështit”, tha njëra nga autoret e këtij studimi, Magma Guglielmo nga Universiteti i Sydney-t në Australi. “Gjithmonë kemi menduar se galaktika jonë nuk ka qenë aktive, me një qendër jo aq të ndritshme”, shtoi ajo.
Shpërthimi kishte shkaktuar krijimin e dy koneve të jonizimit, të cilat kishin depërtuar përmes Rrugës së Qumështit.
Ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga profesori Joss Bland-Hawthorn nga Australia, i përdorën të dhënat e mbledhura nga teleskopi “Hubble Space” për ta llogaritur kohën e shpërthimit masiv me rrezatim të ngarkuar me energji të lartë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...