Mijëra gjurmë dinozaurësh, të moshës së pabesueshme prej 210 milion vitesh, janë zbuluar në një park kombëtar në veri të Italisë, duke përfaqësuar një nga gjetjet paleontologjike më të rëndësishme së fundmi.
Ky zbulim spektakolar ofron një pasqyrë unike mbi jetën e gjarpërinjve të lashtë që dikur shëtisnin në këtë zonë, shkruan BBC.
Gjurmët, disa prej të cilëve arrijnë diametrin deri në 40 centimetra, janë të vendosura në rreshta paralelë, dhe në shumë prej tyre duket qartë shenja e gishta dhe thonjve. Shkencëtarët besojnë se ato i përkasin prosauropodëve – dinozaurëve barngrënës me qafa të gjata, koka të vogla dhe thonj të mprehtë.
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të hasja një zbulim kaq spektakolar në rajonin ku jetoj”, tha paleontologu milanez Cristiano Dal Sasso, transmeton Telegrafi.
Gjurmët e mahnitshme, që shtrihen për qindra metra në një shkëmb të pjerrët në Parkun Kombëtar Stelvio, u vunë re për herë të parë nga një fotograf në shtator të kaluar. Gjatë periudhës së Triasit, rreth 250 deri 201 milion vjet më parë, ky shkëmb ishte një fushë bregdetare që më vonë u bë pjesë e zinxhirit malor Alpe përmes proceseve gjeologjike.
“Kjo zonë ishte plot me dinozaurë; është një thesar i madh shkencor”, tha Dal Sasso. Ai shtoi se karvanet lëviznin në mënyrë të koordinuar dhe se “ekzistojnë edhe gjurmë të sjelljeve më komplekse, si grupet e kafshëve që mblidhen në rreth, ndoshta për mbrojtje”.
Prosauropodët mund të arrinin gjatësi deri në 10 metra dhe zakonisht ecnin mbi dy këmbë. Megjithatë, në disa raste janë gjetur edhe gjurmë të duarve përpara gjurmëve të këmbëve, që sugjeron se ndonjëherë ndalonin dhe pushojnë duke vendosur gjymtyrët e përparme mbi tokë.
Fotografi Elio Della Ferrera, i cili bëri zbulimin, shprehu shpresën se ky zbulim “do të na nxisë të reflektojmë të gjithëve, duke theksuar sa pak dimë për vendet ku jetojmë: shtëpinë tonë, planetin tonë”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...