Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Irak për distancim nga dhuna, vetëpërmbajtje dhe dialog në protestat kundër qeverisë që kanë shkaktuar vdekjen e 100 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra për media e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres po ndjek nga afër zhvillimet në Irak dhe se është i trishtuar thellë nga humbja e jetëve të shumë personave në protesta.
Ai u bëri thirrje qeverisë dhe protestuesve se për uljen e tensioneve në Irak duhet distancim nga dhuna, vetëpërmbajtje dhe dialog. Guterres tha se duhet të respektohet liria e shprehjes dhe e drejta për protesta paqësore.
Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut i cili për arsye sigurie nuk dëshiron të zbulojë emrin në një deklaratë për AA ka thënë se është rritur në 100 numri i personave të vdekur ndërsa në afro 2.000 numri i të plagosurve gjatë protestave që zhvillohen kryesisht në kryeqytetin Bagdad dhe në disa rajone të Irakut.
Në Bagdad dhe disa qytete në jug të vendit që nga 1 tetori e deri tani po zhvillohen protesta antiqeveritare, ku protestohet kundër “korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik”.
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...