Në rast se kandidatët për kryeministra vazhdojnë t’i mbajnë zotimet e tyre se do të udhëheqin me dialogun nëse e marrin mandatin e shefit të Qeverisë, roli i presidentit Thaçi në këtë proces do të zbehet. Një gjë e tillë, sipas njohësve të çështjeve politike, ka mbështetje edhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Dialogun, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të gjithë kandidatët për kryeministër nga të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshëm ta udhëheqin dialogun Kosovë – Serbi në rast se vijnë në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ky proces konsiderohet të jetë ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat do të merret qeveria e ardhshme. Por, ndryshe nga qeverisja e kaluar, e cila ia kishte kaluar kompetencat e dialogut presidentit Hashim Thaçi e njëjta nuk pritet të ndodhë me qeverinë e re, së paku jo sipas asaj që partitë po deklarojnë në fushatë.
Njohës të çështjeve politike konsiderojnë se presidenti Thaçi duhet të largohet nga ky proces dhe timoni i drejtimit të dialogut t’i kalojë qeverisë në ardhje, shkruann më tutje Gazeta “Zëri”.
Se Qeveria duhet të ketë rol udhëheqës në dialog e thotë edhe aktgjykimi i datës 27 qershor i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë aktgjykim Kushtetuesja kishte konstatuar se Qeveria ka rol udhëheqës në dialogun me Serbinë, presidenti rol këshillues, ndërsa Kuvendi i Kosovës rol mbikëqyrës.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore