Gjiganti italian në Serie A, AC Milani është duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin veteran të Arsenalit – Mesut Ozilin.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka qenë duke u shfrytëzuar në klub qysh pas arritjes së spanjollit Unai Emery si kryetrajner, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket zhvillimeve të fundit, “Topçinjtë” janë të gatshëm për t’i lejuar 30-vjeçarit të largohet në merkaton e muajit janar të transferimeve.
Raporti shton gjithashtu se Milani është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë në front.
Ozil ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me skuadrën në Emirates./arbresh.info/
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë