Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se sot kanë lëshuar vizën e parë.
Përmes fotografie të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, është shkruar urime për marrësin e vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.
Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...