Autoritet meksikane kanë mbyllur një nga burgjet më famëkeqe, brenda të cilit tre vite më parë kanë humbur jetën afro 50 të burgosur.
Guvernatori i shteti Nuevo Leon Haime Rodriguez, ka deklaruar se në vend të burgut “Topo Chico” do të hapet arkivi shtetëror, transmeton Telegrafi.
Brenda këtij burgu në konfliktet mes dy fraksioneve të narko-kartelit Zeta, kanë humbur jetën 49 të burgosur gjatë shkurtit të vitit 2016.
Autoritetet e sigurisë kanë gjetur brenda burgut qeli VIP me sauna, sisteme për ajër të kondicionuar, frigoriferë, akuarium dhe banak për pije.
Rodriguez ka bërë të ditur se administratat e mëparshme nuk kishin arritur të bëjnë asgjë sa i përket burgut, edhe pse e dinin se është i mbingarkuar dhe jashtë kontrollit.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK