Zëdhënësi në LSDM-së, Kostadin Kostadinov në emisionin ‘Samo vistina’ në Kanal5 e pyeti bashkëbiseduesin nga OBRM-PDUKM nëse Orce Kamçev e ka financuar fushatën e zgjedhjeve presidenciale.
“A do të dorëzojë OBRM-PDUKM raport financiar për zgjedhjet e fundit presidenciale? PSe Mickoski hesht nëse Kamçev ka financuar ilegalisht? Heshtja hap dyshime, dhe askush nga opozita nuk jep përgjigje”, tha Kostadinov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kostadinov më herë rikujtoi se përveç Mickoskit edhe sekretari i Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, i cili është edhe nënshkrues i xhirollogarisë së kësaj partie, hesht dhe nuk jep përgjigje.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...