Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane.
Patrulla e rojeve bregdetare e kishte gjetur anijen me migrantë në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms, tha Marina libiane.
Migrantët, që janë nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, më pas janë dërguar nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare shkruan REL.
Edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se autoritetet libiane kanë shpëtuar 71 migrantë. Sipas kësaj organizate, besohet se këta migrantë kishin qëndruar për dy ditë në det, pasi anija me të cilën po udhëtonin ishte fundosur.
Libia viteve të fundit është bërë rrugë transite për migrantët – shumica nga Afrika – që duan të arrijnë përmes detit në Evropë.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve