Papa Françesku ka kritikuar, atë që e quajti, “kulturë të rehatisë”, e cila sipas Atit të Shenjtë çon në indiferencë përballë problemit të migracionit dhe krizës me refugjatë.
Këto komente Françesku i bëri sot gjatë një meshe të mbajtur për Ditën Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve.
Ai tha se “ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj tragjedisë të varfërisë, izolimit, përbuzjes dhe diskriminimit të përjetuar nga ata që nuk i përkasin ‘grupit tonë’”, shkruan REL.
Papa tha se armët që nxisin luftëra shpesh prodhohen dhe shiten në rajone të tjera “që nuk kanë më pas vullnet të pranojnë refugjatët që gjenerohen nga konfliktet e tilla”.
Shumë migrantë dhe refugjatë nga mbarë bota, kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur sot në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, që u mbyll me zbulimin e një statuje prej bronzi, ku shfaqeshin migrantët në një anije.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...