Kampioni i botës në WBC, Deontay Wilder, do ta mbrojë titullin në kategorinë e rëndë kundër Luis Ortiz në Las Vegas më 23 nëntor, bëjnë të ditur promotorët e tij.
Rimeçi mes tyre vjen pasi Wilder e kishte fituar me nokaut meçin e parë ndaj kubanit në Nju Jork në vitin 2018.

Luis Ortiz (majtas) kundër Deontay Wilder (djathas) gjatë meçit të 2018-es në Nju Jork
Amerikani 33-vjeç zotëron një rekord karriere prej 41 fitoreve dhe një barazimi, si dhe e ka mbajtur titullin në WBC që prej vitit 2015.
Pasi e mundi Ortizin, ai u përball me Tyson Fury dhjetorin e kaluar, para se ta nokautonte bashkatdhetarin e vet Dominic Breazeale në maj.
Duke folur për BBC Sport në gusht, Wilder pati thënë se meçin me Ortizin do ta pasonte një rimeç me Fury në fillim të vitit 2020. /Gazeta Express/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...