Kryetarja e Lëvizje Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar foton e kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kryemadhi tha se foto është pjesë e protokollit të aktivitetit të zhvilluar nga OKB. Ajo vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin e Ramës me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
‘Për mua fotografia e çiftit të Kryeministrit me çiftin presidencial është pjesë e protokollit të ceremonisë së Kombeve të Bashkuara, sepse ai është mikpritësi. Nuk ka asnjë të keqe, sepse është një moment që presidentit të Amerikës i vjen në mendje që ekziston një vend i vogël si Shqipëria.
Ne kemi një marrëveshje që një vit shkon presidenti dhe një vit kryeministri, por takimi me kryeministrin grek ka qenë i rëndësishëm për shqiptarët, sepse Greqia pas kaq vitesh ka filluar të mbajë një pozicion shumë agresiv. Ne kuptimin radikal në lidhje me Shqipërinë për procesin e hapjes së negociatave dhe për mua kjo është më e rëndësishme.
Mathew Palmer tani është i deleguar për Ballkanin, sidomos për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen e njëra-tjetrës. Ndërkohë që Philip Reeker, Nënsekretari i Shtetit për çështjen e Europës, që në njëfarë mënyre kërkon njëlloj orientimi që dashje padashje politikanët e kanë të nevojshëm njëlloj informacioni që iu duhet.’
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...