Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në zyrën e tij, zyrtaren e lartë për Marrëdhënie me Jashtë të Komitetit Olimpik të Gjermanisë, Celine Babiq, e shoqërohej nga drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjermani Michael Nees.
Presidenti Hasani duke i uruar mirëseardhje në Kosovë mysafires Babiq e falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm që kanë dy Komitetet Olimpike, në veçanti kontributin që KO i Gjermanisë ka dhënë në procesin e ndërkombëtarizimit të Lëvizjes Olimpike në Kosovë.
Presidenti Hasani vlerësoi lartë kontributin e drejtorit tektnik në FFK, Nees, për punën e shkëlqyer në ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve të futbollit sipas standardeve të UEFA-s.
Presidenti Hasani e njoftoi zyrtaren Celine Babiq me të arriturat e Komitetit Olimpik të Kosovës, me theks të veçantë medaljen e artë Olimpike të Majlinda Kelmendit, në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Nga ana e saj, Babiq falënderoi Presidentin Hasani për pritjen, derisa vlerësoi lartë të arriturat e KOK-ut për një kohë të shkurtër të anëtarësimit në KON.
Në fund të takimit të dy palët shkëmbyen dhurata./arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...