Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende kyçe për mbajtjen e ekuilibrit delikat të Ballkanit dhe pse janë anëtare të NATO-s, ata duhet të anëtarësohen edhe në Bashkimin Evropian, me qëllimin që edhe më fort të lidhen me Perëndimin, vlerëson gazeta greke “Kathimerini” në komentimin e saj me titull “BE duhet t’i jep dritë të gjelbër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Gazeta thekson se në lidhje me kriteret që duhet t’i përmbushin për anëtarësim në BE, për momentin as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk janë gati për anëtarësim në BE, edhe pse është arritur përparim.
“Eurokratëve iu është mirë e njohur mungesat, por më shumë janë të interesuara për krijimin e rrjetit të sigurisë për ruajtjen e stabilitetit dhe mbrojtjes të ashtuquajturës stomak i butë të Ballkanit”, shkruan Kathimerini.
Gazeta gjithashtu shkruan se strategjia e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Cloud Juncker për zgjerimin e BE-së edhe më tej është mjeti kryesor i Brukselit në këtë proces, edhe pse disa vende të BE-së janë kundër kësaj ideje për pranimin e anëtarëve të rinj.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...