Herolind Shala ishte njëra prej pesë mungesave të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Mirëpo, mesfushori kosovar është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e vlefshme të tetorit ndaj Malit të Zi, në kualifikimet e Euro 2020
Herolind Shala, së bashku me Milot Rashicën, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun e Arbër Zenelin, ishte në mesin e pesë mungesave të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Mirëpo, mesfushori kosovar pritet të jetë i gatshëm për duelet e tetorit, në miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për Euro 2020 ndaj Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 14 tetor.
Shala i ka postuar në Instastory dy video ku shihet duke ushtruar në palestër, mbi të gjitha në qëndrueshmëri dhe në forcimin e muskulaturës.
Krahas tij, edhe Hekuran Kryeziu po punon intensivisht për t’u rikthyer sa më shpejtë, nëse jo në ndeshjet e tetorit, bile në ato të nëntorit.
Edhe Benjamin Kololli pritet të jetë i gatshëm për “Dardanët” në duel me malazezët, njëjtë si Milot Rashica, i cili është rikthyer në aksion.
Kosova e synon kualifikimin në Euro 2020, qoftë përmes kualifikimeve apo edhe nëpërmjet Ligës së Kombeve /Express
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...